Loading...

Njësitet policore të Stacionit Policor në Ferizaj kanë vazhduar me angazhimin e tyre të filluar kohë më parë lidhur me vjedhjen e pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjëve .

VIDEO

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Pleshinë, njësitet patrulluese kanë kapur në flagrancë 7 persona duke prerë drunjë në mënyrë ilegale dhe të njëjtit janë arrestuar dhe me këtë rast janë konfiskuar 2 traktorë, si dhe mjetet e punës si sharra dore dhe sopata dhe një sasi e drunjëve.

Pas intervistimit të të dyshuarëve në prani të mbrojtësve ligjorë, me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa sot, janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, 20 persona të cilët gjatë kontrollimit të dokumentacionit, kanë rezultuar se të njëjtit me mjete të ndryshme transporti kanë bërë transport ilegal të drunjëve në mënyrë të paligjshme-pa dokumentacion përcjellës valid.

“Me këtë rast janë konfiskuar 20 mjete të ndryshme transporti dhe një sasi e konsiderueshme  e masës drunore për djegie. Janë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni  Pyjor i Kosovës  të cilët do të vazhdojnë   procedurat ligjore lidhur me këtë rast. Apelojmë te qytetarët që mos të furnizohen me dru nga personat të cilët nuk posedojnë dokumentacionin përkatës lidhur me këtë veprimtari”, thuhet në komunikatë.

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.