Një delegacion nga Komuna e Ferizajt, deputetë, drejtorë komunal e bashkëpunëtorë të tjerë, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj, për t’i uruar drejtuesit e këtij institucioni dhe përmes tyre gjithë besimtarët islam me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, ish-kryetarin e Ferizajt, Bajrush Xhemajli, drejtorë komunal e të tjerë uruan ferizajasit, besimtarë islam në këtë festë të flijimit, sakrificës, dashurisë mes njëri-tjetrit e devotshmërisë ndaj Krijuesit.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi përcolli urimet e Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu për besimtarët islam dhe shtoi se Ferizaj është model i respektimit dhe bashkëjetesës mes besimeve.

“Në emër të institucioneve lokale dhe Kryetarit të Komunës i uroj të gjithë besimtarëve islam festën e Kurban Bajramit, festën e sakrificës, solidaritetit. Besoj se Ferizaj e ka dëshmuar këtë do të thotë edhe me solidaritetin edhe me sakrificë, jo vetëm Ferizaj por e tërë Kosova, duke kujtuar edhe luftën e fundit, sakrificën të cilën e bëri populli shqiptar, me rënien e shumë dëshmorëve duke dhënë gjakun për lirinë që ne sot ta gëzojmë këtë ditë. Poashtu, populli shqiptar e ka dëshmuar edhe me tolerancë ndërfetare dhe bashkëjetesë, ku Ferizaj shquhet për këtë tolerancë dhe uroj që të jemi një shembull i mirë për tërë Republikën e Kosovës” tha Kristina Gashi Bytyçi.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.