Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashku me drejtorët komunal e drejtues të OVL-UÇK-së në Ferizaj, kanë vizituar sot Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Ferizaj, e cila shënon 10 vjetorin e punës.
Ata kanë uruar për përvjetorin, përgëzuar për punën, po kështu edhe për të dhuruar gjak, gjest që thotë se e bëjnë rregullisht.
“Dhuroni gjak për të shpëtuar jetë”, ka shkruar ai në Facebook, duke shtuar se kanë vizituar edhe Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt për të shprehur falënderimin e tyre për shërbimin e tyre që po kurorëzohet me suksese të shumta, në mbrojtje e kujdes për shëndetin e qytetarëve.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.