Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka marrë mbështetjen e plotë të delegatëve në kuvendin zgjedhor në Ferizaj për të udhëhequr degën e PDK-së në këtë komunë.
Një ditë pas zgjedhjes në krye të Degës së PDK-së, kreu i Ferizajt thotë se Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj mishëron guximin e dashurinë për ta transformuar qytetin.“Ky orientim u konfirmua dje në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Ferizaj nga ku mu besua drejtimi i timonit të forcës më të madhe politike në Ferizaj, në katër vitet e ardhshme. Me dashuri për çdo cep të qytetit që nuk fle, por rritet, zhvillohet në çdo çast, zëri im do të jetë zëri juaj, kurse zëri juaj do të jetë zëri im.
Faleminderit për mbështetjen e pakursyer ndër vite! Urime gjithë të zgjedhurve dhe lidershipin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj. Na priftë e mbara!”, shkruan Aliu në Facebook.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.