Në mesnatën e 11 majit të këtij viti, në Ferizaj ndodhi një ngjarje e pazakontë. Një polic i Njësisë Speciale të rajonit të Ferizajt, u grushtua nga një koleg i tij.
Ky i fundit punonte në njësinë e patrullës.
Në ngjarjen që e solli emisioni “Drejtësia në Kosovë”, raportohet se Njësia Speciale kishte ndalur një veturë që kishte kryer kundërvajtje. Meqë nuk kishin me vete mjetet për të shqiptuar tiketën e dënimit, kishte ftuar njësinë patrulluese.
Këtu gjithçka kishte eskaluar. Policët kishin pasur mosmarrëveshje mes vete. Situata kishte eskaluar. Ky rast, është duke u zbardhur nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Gjatë shqiptimit të tiketës thuhet se policët kishin pasur mosmarrëveshje mes vete, duke eskaluar në përleshje fizike mes pjestarit të njësisë speciale dhe atij të patrullës.
Rasti tash është duke u zbardhur nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.