Shtabi emergjent dhe ekipi profesional i komunës së Ferizajt, i krijuar rishtaz për përballimin e pandemisë së virusit Corona, ka apeluar tek të gjithë qytetarët ferizajas e të tjerë, të ardhur nga shtetet europiane e të tjera në Ferizaj me theks të veçantë të ardhurit nga Italia, Zvicra, Gjermania, Anglia dhe Franca dhe vendet e tjera nga datat 1 deri më 10 mars, të vetizolohen për së paku 14 ditë.
Po ashtu, kanë apeluar të ndalojnë krejtësisht vizitat familjare tek njëri-tjetri, që të pamundësohet shpërndarja e këtij virusi.
“Njëkohësisht, edhe ekipeve profesionale mjekësore që vizitojnë këto familje, këta qytetarë, i kërkohet të urdhërojnë vetizolimin e këtyre rasteve sipas masave mbrojtëse kundër COVID-1”, thuhet në apel.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.