Klubi i karatesë nga Ferizaj “Sharri” ka shënuar fitore bindëse në Garën Ndërkombëtare të Karatesë në Tetovë, duke fituar 4 kupa dhe 35 medalje.
Në garën “Golden Cup”, morën pjesë klubet e karatesë nga katër shtete, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria.Klubi “Sharri” i mori çmimet kryesore, si Klubi më i suksesshëm i turneut, Vendi i parë ekipor për vajzat, Vendi i parë ekipor për djemtë, Klubi më masovik i huaj i turneut.
Po ashtu garuesit e këtij klubi kanë fituar 17 medalje të arta, 7 medalje të argjendta dhe 11 medalje të bronzta. Kupat i ndau mjeshtri shqiptar i karatesë me famë botërore, Enver Idrizi, raporton KosovaPress.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.