Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, duke thënë se paqja e dashuria të mbretërojë në familjet e tyre.
“Edhe pak orë na ndajnë nga muaji i madhërishëm, muaji i sakrificës, mëshirës dhe solidaritetit ndërnjerëzor, muaji i shenjtë i Ramazanit, ku agjërimi e devotshmëria është prova e dashurisë ndaj Krijuesit dhe në të cilin muaj, njerëzimit iu dhurua Kryelibri çelës i jetës, fjala e Zotit, Kur’ani famëlartë. Nga thellësia e zemrës, unë dhe familja ime ju urojmë agjërim të lehtë e të pranueshëm, më shumë dashuri mes njëri-tjetrit, begati në sofrat tuaja dhe devotshmëri ndaj Krijuesit. Paqja e dashuria qoftë mbi çdo trup e mendje në këto ditë të bekuara të Ramazanit!”, shkruan Aliu në Facebook.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.