Dje në Ferizaj ka përfunduar edicioni i shtatë i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar “Ferfilm” ku janë shpallur edhe fituesit në pesë kategori.
Filmi më i mirë i shkurtër fiktiv u zgjodh “SAP” i Clemence Marcadier nga Franca.
Filmi më i mirë i eksperimental u zgjodh “Space Dialogues” i Shashwati Talukdar nga India
Filmi më i mirë i shkurtër animacion i takoi Sarah Forest, Cecile Floucat, Pauline Javelot, Juliette Gales, Thibaut Wambre dhe Kevin De Garidel.
Filmi më i mirë i shkurtër dokumentar u përzgjodh “For A Better Life” e Yasmin Mistry nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa, çmimi special takoi filmit “Shadows” të Victoria Karakoleva nga Bullgaria.
Edicioni i shtatë i “Ferfilm” nisi më 2 prill, ndërsa sonte u mbyll me ndarjen e çmimeve.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.