foto4 9 720x480 1 560x416 - 100 të rinj nga Ferizaj u certifikuan në ndërmarrësi nga Ministria e Kulturës

Në kuadër të politikave për përkrahjen dhe fuqizimin e rinisë në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot certifikoi edhe 100 të rinj në fushën e ndërmarrësisë në Ferizaj.

“MKRS-ja përmes Departamentit të Rinisë, si objektiv kryesor ka zhvillimin e politikave për të rinj dhe ky trajnim është shumë i rëndësishëm, pasi që të rinjtë tani vënë një hap të ri në jetën e tyre dhe ky trajnim i ka ndihmuar që ata të ideojnë e hartojnë plane të mirëfillta biznesi të cilat do t’i paraqesin në ministri për të aplikuar për fillimin e bizneseve të reja”, tha Dumoshi.

Dumoshi tha se përmes këtyre trajnimeve, të rinjtë të cilët do të jenë përfituesit potencialë të granteve që ndan ministria për fillim të bizneseve të reja dhe se do të jetë edhe një lirim nga barra familjare, ngase të rinjtë do të kenë rastin që të fitojnë vet nga bizneset që pritet të nisin.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.