auto rrembim154203911515420391181 560x416 - 11 vjeçarja rrëmbehet në Shtime dhe çohet në mal ku tentohet të përdhunohet, i dyshuari lirohet menjëherë…

11-vjeçarja M., nga komuna e Shtimes, së bashku me motrën e saj 9 vjeçe, mbrëmjen e 2 nëntorit të këtij viti, ishin nisur për të marrë bukë në një gjellëtore afër shtëpisë ku banonin.

11-vjeçarja M., nga komuna e Shtimes, së bashku me motrën e saj 9 vjeçe, mbrëmjen e 2 nëntorit të këtij viti, ishin nisur për të marrë bukë në një gjellëtore afër shtëpisë ku banonin. Vetëm pak metra pasi kishin dalë nga shtëpia 11-vjeçarja u rrëmbye nga një person dhe më pas përjetoi orët e tmerrit të asaj nate, orë të cilat do të lënë gjurmë të përjetshme në kujtesën e saj.

Të shtrënguar nga varfëria e skajshme, me nënën e sëmurë, në gjendje të rëndë psikike, në pamundësi për të gatuar vetë, babai i M., Arbeni, për çdo ditë i dërgonte fëmijët e tij për të marrë gjellën e mbetur të ditës te një shok i tij që ka një gjellëtore afër shtëpisë së tyre, në rrugën “Sami Frashëri” të qytetit të Shtimes. Sapo kanë dalë nga shtëpia, M. së bashku me motrën e saj të vogël, rreth orës gjashtë të mbrëmjes, një makinë ‘’Golf 2’’ ishte ndalur afër tyre dhe një djalë u kishte kërkuar të hipnin në makinë, duke u thënë se ai do t’i çonte për të marrë bukën.M.e kishte njohur personin edhe më parë, pasi që ai kishte punuar si punëtor në një firmë, e cila kishte ndërtuar një mur rrethues në shtëpinë fqinje, megjithatë ajo kishte refuzuar të hipte në makinë. Pasi kishte tentuar t’i joshte edhe me para, personi me inicialet I. S. ka zbritur nga makina dhe i kishte futur me forcë të dy vajzat në makinë. Para se të nisej vetura, motra e saj kishte arritur të dilte, pasi që ajo ishte ulur prapa, kurse M. ishte ulur para dhe nuk arriti të ikte, sepse ishte mbajtur me forcë nga 19- vjeçari I. S.Më pas makina ishte zhdukur në errësirën e natës në drejtim të panjohur.M. na rrëfen orët e tmerrit të asaj nate.

“ Më ngucke k’tu kur u kanë tu punu po unë se disha pse po më ngucë , unë mamin e kam smutë dhe ajo s’mund të na baj bukë, edhe ni ditë kur kam dalë prej shpijes bashk me motren tem ai na ka dalë me kerr edhe na ka thanë paja vetëm pak se po du me ju tregu diqka hajde hyp në kerr, unë i kom thanë jo se ty nuk t’njoh edhe motres tem ja ka dhanë 1 euro po ajo nuk ja ka marrë edhe na jena largu prej tina edhe s’kom guxu m’i kallxu as babës se jam tutë. Mas dy dite a tri apet ka ardhë edhe na ka thanë hajde se unë ju qoj me marrë gjellën unë i kom thanë jo largoju edhe ai ka dalë prej kerrit edhe m’ka kapë me zor m’ka shti n’kerr edhe motres i ka bërtitë me hi n’kerr, unë deren s’kom mujtë me çelë i kom thanë motres ik dil prej kerrit edhe ajo ka dale edhe ai ka gra kerrit shpejt e mu m’ka qu n’Petrovë me ni mal” tregon e frikësuar M.

Motra e vogël pasi kishte dalë nga makina e ka alarmuar babanë e tyre për ngjarjen dhe ai menjëherë e ka thirr policinë. Arbeni tregon se në ato momente ka qenë në shtëpi kur ka ardhur vajza e tij e vogël së bashku me një kushëri të tij, i cili kishte rastisur në rrugën e lagjes. Policia menjëherë kishte marrë masa dhe ka identifikuar rrëmbyesin dhe ishte vënë në ndjekje të tij.I.S. ka tentuar ta përdhunojë 11-vjeçaren në makinë diku në malet e Shtimes, por nuk ja kishte arritur pasi që M. kishte refuzuar duke qarë e bërtitur, më pas ai ka shkuar në fshatin Petrovë për të marrë edhe dy shokë me vete ku sipas rrëfimit të M. gjatë rrugës ata kishin përdorur edhe substance narkotike.

“E ka nalë kerrin me ni mal dikun edhe ka tentu me më prek une s’e kom lanë, dojke me m’puthë knej unë s’e kom lanë e shtyjsha piskitsha, ja bajsha qom te shpija se po tutna ani m’ka thanë tash të çoj edhe tani ka shku me i marr dy shoktë e vet në Petrovë emnin njanit ja di e ka pas Flamur ata dy janë kanë përmas edhe kanë dhezë qasi që po thirret droga pishin edhe i vike shumë era e keqe, unë i kom thanë qom te shpija ai më ka thanë ani tash të qoj. Tani e ka thirr dikush në telefon dhe i ka thanë ani tash vi edhe i ka lanë ata dy shokët dikun edhe mu m’ka lanë me ni mahallë s’e di ku se terr u kanë unë tu kajtë jam tutë shumë edhe m’ka thanë rri qetu mos gabo me ikë se vi t’marr apet, taman unë kom zhdryp prej kerrit ai ka shku, kanë ardhë policia ma kanë ba me dritë edhe m’kanë thanë hyp n’kerr mos u tut se kena ardhë me të pshtu”tregon M.

Ndërkohë baba i M, Arbeni, thotë se policia e Shtimes kishte arritur të kontaktonte familjarët e rrëmbyesit e ku përmes tyre kishte inskenuar një thirrje telefonike ku I. S. i kërkohej të vinte në shtëpi pasi që i kishte ndodhur diçka tragjike familjes së tij. I. S. menjëherë ishte nisur për në shtëpinë e tij ku para se të arrinte e kishte lënë në një rrugicë M., rreth orës 21 të natës. Policia e kishte arrestuar I. S. dhe e kishte dërguar në stacion për proceduara të mëtutjeshme, procedura të cilat për habi rezultuan me lirimin e dhunuesit po atë natë. Pra, që nga ajo natë Arbeni me familjen e tij janë ngujuar dhe kanë frikë të dalin nga shtëpia, katër fëmijët e tij u bënë 10 ditë që nuk shkojnë as në shkollë. Arben Osmani shprehet i habitur se si është liruar rrëmbyesi i vajzës së tij. Ai përmend se arsye e lirimit te tij është fakti se ata i përkasin komunitetit ashkali, ndërsa dhunuesi i fëmijës së tij është shqiptar.

“Nuk jam shqiptar se t’isha kanë shqiptar ish kanë pak ma ndryshe, kishin ardhë përmi 10 herë policia te shpija, se mfal që po t’tham po shqiptari kish nxerr hak, a unë jam ni ashkali që nuk kam n’dorë kurgjo për me nxerr hak edhe nuk jam prej atyne që nxerri hak unë kam qef veç ni copë të bukës me majt gruen, me majt fmijen edhe me jetu qysh duhet. Unë s’muj pse tash ai ma ka ba qeshtu unë tash mu qu me vra atë, po pse ata persona nuk jan qu me mdhanë llogari e më m’kërku falje se isha kanë pak ma i shlirë po s’vjen kërkush me m’kërku falje nashta edhe ata janë të dëshprun që jav kom qu fminë e tyne në burg” shprehet i revoltuar Arbeni

Arbeni tregon se policia stacionit të Shtimes atë natë nuk e ka lejuar të jetë prezentë gjatë intervistimit të vajzës së tij. Të nesërmen policia i kanë thënë Arbenit se personi I. S. ndodhet në burg, mirëpo sipas burimeve të medias ai është liruar po atë natë.

Pasi i tregojmë se personi është liruar po atë natë ai shprehet i habitur dhe i indinjuar për një gjë të tillë.
“Më tregutë edhe ju mu tash, unë u çudita edhe vet qysh u liru, ai do me thanë s’koka kanë në burg hiq a mu policia e Shtimes m’kanë thanë që ai u kanë në burg dy ditë mas dy dite m’kanë thanë se e kanë liru e t’masnesrit e kanë zanë apet me drogë unë nuk e di pse më kanë rrejtë a ku është problemi tash ju po më thoni që s’u kanë asni ditë n’burg as ni natë s’ka nejt”.

Ekipi i medias ka shkuar në stacionin policor të Shtimes për të marrë informata më të hollësishme, por aty nuk na janë përgjigjur duke na thënë që të shkojmë në stacionin regjional në Ferizaj.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë, Agim Gashi, përmes e-mailit e ka konfirmuar rastin, duke e cilësuar atë si ngacmim seksual. “Ju informoj se më datë 02.11.2018 rreth orës 18;30 është raportuar në Stacionin policor në Shtime një rast ku pas hetimeve fillestare dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit rasti është – ,,Keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16 vjeqare. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt ,ndërsa hetimet janë duke vazhduar deri në kompletimin e lëndës”. Pra në raport thuhet se me urdhër të prokurorit I.S. është liruar në procedurë të rregullt.

Në Prokurorinë Themelore në Ferizaj kërkuam të dimë arsyen se në çfarë rrethanash lehtësuese I. S. është liruar nga burgu. Mirëpo zëdhënësja e prokurorisë, Vjosa Baftiu, thotë se kryeprokurori bashkë prokurorin kujdestar për media ndodhen në një udhëtim zyrtar jashtë vendit dhe nuk mund të japin informata për rastin për arsye se ky është rast i ndjeshëm.Familja Osmani ka mbetur e mbyllur në shtëpi, Arbeni thotë se nuk guxon t’i lenë fëmijët vetëm, pasi që ata kanë frikë dhe vajza e tij është e traumatizuar e për këtë shteti nuk i ka ofruar kurrfarë ndihme. “Policia ma s’ka ardhë hiq prej kur më ka ndodhë rasti qe 6 ditë m’ka thanë policia që vijna po s’i ka interesu këkujna me ma vetë qiken qysh je,qysh e ki gjendjen, a po tutesh me marr ni psikolog me ardhë te shpija mi fol qikes me ja hjek stresin, po s’i ka interesu këkujna hiq” shprehet Arbeni

M. është nxënëse e shkëlqyeshme në shkollë, por u bënë 10 ditë që ajo bashkë me motrën dhe vëllain e saj nuk shkojnë as në shkollë, nga frika se mund t’u ndodhë diçka e keqe përsëri.

“Unë po kërkoj me kanë e lirë, se unë as në shkollë s’po guxoj me shku se po tutna prej qati personi edhe atyne personave tjerë se ai ma din mu edhe shpijen edhe po tutna me shku në shkollë se ai është i lirë tash ma din edhe shkollën edhe ka thanë ka me ardhë me të marr te shkolla edhe unë s’jam e lirë ma me shku as me dalë”, thotë me zë të frikësuar M.
Për më shumë ndiqeni intervistën e dhënë për media nga M. dhe babai i saj.


www.foxshop-ks.com