Si çdo vende tjetër që bënë regjistrimin e popullsisë në çdo një dekadë edhe Kosova po bën plan që në vitin 2021, të bëj regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Zyrtarja për media Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), Hazbije Qeriqi, tha se regjistrimi i popullsisë është shumë me rëndësi për Kosovën, por edhe për procesin e integrimeve evropiane për Kosovën.

“Të dhënat e regjistrimit të popullsisë do të ketë shumë rëndësi në vendimmarrje. Nëse një investitor është i interesuar të investojë ai do të ketë të dhënat e ASK-së, nga regjistrimi”, tha ajo sot në RTK3.

Sipas saj përgatitet për regjistrimet bëhen 3 apo 4 vite dhe në çdo një dekadë. “Disa vende kanë vendosur të bëj regjistrimin në vitin 2020, ndërsa Kosova në vitin 2021”, tha ajo.

Qeriqi, bëri me dije se Kosova, përkatësisht ASK-ja ,ka filluar përgatitjet për regjistrimit të popullsisë. “Në vitin 2018 kemi filluar aktivitet, ku kemi bërë një “roadmap. Kemi krijuar grupe punuese etj”, tha ajo.

Sipas saj 12 milionë e 700 mijë euro i nevojiten Kosovës për ta regjistruar popullsinë në vitin 2021.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.