Ai është pjesë e ekipit U16 të Saint-Étienne, kurse synon që në një të ardhme të afërt ta sigurojë edhe vendin në skuadrën A.
15 vjeçari nga Ferizaj, Albion Jetishi nënshkruan me skuadrën franceze, Saint-Étienne
Redaksia
Ferizaj24
19 Shtator 2020
1 min lexim
124 vizita
Ka tetë vite që është pjesë e akademisë së skuadrës franceze, Saint-Étienne, teksa tani ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare.
Bëhet fjalë për 15 vjeçarin nga Ferizaj, Albion Jetishi.
Siç mëson Ferizaj24, ai është nën menaxhimin e kompanisë “Sport Entertainment Group”, ndërsa pritet të jetë një nga talentët kosovarë të së ardhmes.
Gjithsesi, shpresojmë që gjithashtu të jetë në mbikëqyrje të autoriteteve të FFK-së, pasi një talent i tillë, mund të na ndihmojë shumë.
Detajet
Publikuar
19 Shtator 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
124
Fjalë
111