2 të vdekur nga COVID-19 në Spitalin e Ferizajt
Redaksia
Ferizaj24
15 Korrik 2020
1 min lexim
121 vizita
Në Spitalin e Ferizajt kanë vdekur dy persona të infektuar me koronavirus. Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Jeton Zeqiri, tha se edhe tre pacientë të tjerë janë në gjendje kritike. Ai ka njoftuar se në këtë spital 20 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi, kurse gjashtë të tjerë janë liruar për në shtëpi pasi gjendja shëndetësore e tyre ishte e mirë.
Nga rezultatet e publikuara sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në Ferizaj janë regjistruar dy raste pozitive me koronavirus.
Detajet
Publikuar
15 Korrik 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
121
Fjalë
91