2 Ton këtë javë publikon këngën e re dhe ndan një pjesë nga xhirimet e klipit
Redaksia
Ferizaj24
27 Janar 20211 min lexim81 vizita
Një tjetër projekt muzikor për këtë fillim vit është duke e punuar edhe reperi nga Ferizaj, 2 Ton.
Artisti shqiptar ditë më parë përmes rrjeteve sociale njoftoi fansat se ka nisur punën për një këngë të re.
Ndërsa sot, 31 vjeçari ndau një video të shkëputur nga xhirimet e klipit dhe tregon se do të lansohet më 29 nëntor (e premte).
“29.01 / M’kujtohesh”, ka qenë përshkrimi i videos.
Arton Avdyli (emri i vërtetë) në pjesën e klipit shfaqet me një kostum elegant e më një trëndafil të kuq në duar.
Komentet ndërkohë kanë qenë të menjëhershme, fansat e të cilit duket se mezi po presin për prurjen e radhës të reperit.
Projekti i fundit i publikuar nga 2 Ton mban titullin “Gota”, i cili për vetëm një muaj ka mbledhur afro dhjetë milionë klikime.
https://youtu.be/ipfjA1FO728