Artisti i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, ditë më parë paralajmëroi projektin e ri muzikor. Ndërsa tani duket se ka finalizuar këtë këngë, teksa njoftoi se do lansohet ditën e nesërme (e premte).Ë Lajmin e bëri të ditur përmes disa postimeve të njëpasnjëshme që ka ndarë në InstaStory. “E premte në ora 15:00, një familje”, ka shkruar ai në njërin postim. Ndërkohë që në tjetrën fotografi zbulon pak më shumë nga videoklipi se si do duket ai. 2 Ton (Foto: Instagram) Sa i përket projekteve të fundit, “Veç me ty” është prurja e fundit e lansuar nga 2 Ton. Kënga për vetëm pak javë ka mbledhur mbi dy milionë klikime në YouTube. Image