Ushqimet që konsumojmë çdo ditë, luajnë një rol të rëndësishëm në shtimin ose reduktimin e pehashit në trupin tonë. Disa ushqime janë më alkaline se të tjerat dhe i bëjnë mirë trupit, pasi organizmi ynë duhet të jetë akalin. Duke konsumuar ushqime me aciditet, pehashi i gjakut mund të luhasë nivelet alkaline dhe për rrjedhojë ndikon negativisht në sistemin imunitar, duke na ekspozuar ndaj një sërë rreziqesh, mes tyre edhe kanceri. Për të ruajtur nivelin e pehashit në gjak, është e rëndësishme që të ndiqet një regjim i shëndetshëm ushqimor. Konsumi i ushqimeve alkaline, ndihmon në ndryshimin e pehashit të trupit, duke oksigjenuar metabolizmin dhe për pasojë mbrojnë edhe zemrën dhe dobësojnë, shkruan noa.al. Më poshtë gjeni disa prej ushqimeve më alkaline:

Vaji i ullirit– Është i pasur me acide yndyrore joshtazore dhe vitaminë E Pjepri- Është shumë i mirë për pastrimin e zorrës së trashë Farat e lirit– Janë të pasura me fibra dhe vitaminë E Avokado– Është shumë e mirë për të mbrojtur shëndetin e zemrës Bananet- Japin energji, janë të pasura me potas dhe minerale Karotat- Janë të pasura me beta-karotenë, mbrojnë shikimin Hudhra- Ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut Brokoli– Është ushqim ideal për të luftuar kolesterolin Rrushi- Është i pasur me vitamina dhe antioksidantë Ananasi- Kontribuon në humbjen e peshës Limoni– Është një prej ushqimeve më alkalin, i pasur me vitaminë C Lakrat e Brukselit- Bashkëpunojnë në parandalimin e kancerit Lulelakra- Është ushqim ideal për zëvendësimin e bukës Portokalli dhe portokalli i kuq- Është i pasur me vitamina A dhe C Kuinoa- Ndikon në rregullimin e sheqerit në gjak Kastraveci- Është mjaft i pasur me ujë Majdanozi- Pastron aparatin tretës Mango- Është frut ideal për të pastruar zorrën e trashë Spinaqi- Është i pasur me larmi vitaminash Papaja- Është ideal për pastrimin e zorrës së trashë.