Ushqimet që konsumojmë çdo ditë, luajnë një rol të rëndësishëm në shtimin ose reduktimin e pehashit në trupin tonë. Disa ushqime janë më alkaline se të tjerat dhe i bëjnë mirë trupit, pasi organizmi ynë duhet të jetë akalin.

Duke konsumuar ushqime me aciditet, pehashi i gjakut mund të luhasë nivelet alkaline dhe për rrjedhojë ndikon negativisht në sistemin imunitar, duke na ekspozuar ndaj një sërë rreziqesh, mes tyre edhe kanceri.

Për të ruajtur nivelin e pehashit në gjak, është e rëndësishme që të ndiqet një regjim i shëndetshëm ushqimor. Konsumi i ushqimeve alkaline, ndihmon në ndryshimin e pehashit të trupit, duke oksigjenuar metabolizmin dhe për pasojë mbrojnë edhe zemrën dhe dobësojnë, shkruan noa.al. Më poshtë gjeni disa prej ushqimeve më alkaline:

Vaji i ullirit– Është i pasur me acide yndyrore joshtazore dhe vitaminë E

Pjepri- Është shumë i mirë për pastrimin e zorrës së trashë

Farat e lirit– Janë të pasura me fibra dhe vitaminë E

Avokado– Është shumë e mirë për të mbrojtur shëndetin e zemrës

Bananet- Japin energji, janë të pasura me potas dhe minerale

Karotat- Janë të pasura me beta-karotenë, mbrojnë shikimin

Hudhra- Ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut

Brokoli– Është ushqim ideal për të luftuar kolesterolin

Rrushi- Është i pasur me vitamina dhe antioksidantë

Ananasi- Kontribuon në humbjen e peshës

Limoni– Është një prej ushqimeve më alkalin, i pasur me vitaminë C

Lakrat e Brukselit- Bashkëpunojnë në parandalimin e kancerit

Lulelakra- Është ushqim ideal për zëvendësimin e bukës

Portokalli dhe portokalli i kuq- Është i pasur me vitamina A dhe C

Kuinoa- Ndikon në rregullimin e sheqerit në gjak

Kastraveci- Është mjaft i pasur me ujë

Majdanozi- Pastron aparatin tretës

Mango- Është frut ideal për të pastruar zorrën e trashë

Spinaqi- Është i pasur me larmi vitaminash

Papaja- Është ideal për pastrimin e zorrës së trashë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.