2Ton ka bërë të ditur se do të vijë me një bashkëpunim me kolegun nga estrada, Don Phenom.
Reperi nga Ferizaj e ka bërë një postim në rrjetet sociale për t’i njoftuar fansat e tij lidhur me projektin e ri muzikor.
Kënga do të titullohet “Ciao” dhe do të vijë para dëgjuesve të tyre ditën e premte.
Sa i përket Don Phenom, ai gjatë të mërkurës e ka publikuar këngën e re, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.
“Ma e mira je” është titulli i këngës që ka ardhur si realizim nga LexCavana dhe CekicBeatz.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.