Dyshja e madhe muzikore nga Ferizaji po bën gati një bashkëpunim të ri.
Janë 2Ton dhe Labi që tashmë kana paralajmëruar projektin e ri të tyre.
Projektin e ka konfirmuar producenti, Shkumbin Nebihu, i cili në Instagram paralajmëroi një projekt nga dyshja.
“Së shpejti”, ka shkruar Bini në rrjetin social Instagram.
Dyshja edhe më parë kanë ditur që të realizojnë hite dhe këtë e kanë bërë në disa projekte.
2Ton dhe Labi njihen për miqësinë që kanë, pasi që vijnë edhe nga i njëjti qytet.