Fëmija 3-vjeçar i cili ndodhej brenda një shtëpie kur u përfshi nga flakët në Ferizaj, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.
Mjeku i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla ka thënë për KOHËN se 3-vjeçari është transferuar në Klinikën Intensive, me djegie të trupit deri në 75%.
“E kemi dërguar në Klinikën Intensive, por mund të them se e ka gjendjen shumë të rëndë. 75% të trupit e ka me djegie”, ka thënë Syla.
Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh të dielën ka bërë të ditur se fëmija ndodhej në njërën nga dhomat e shtëpisë që mori flakë një ditë më parë në Ferizaj.
Nuk dihet ende se çka e ka shkaktuar zjarrin, derisa Policia është duke e hetuar rastin.