w 22 560x416 - 45 aeroplanë me mërgimtarë pritet të zbresin në Kosovë sot dhe nesër

Nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, vetëm sot dhe nesër pritet të vijnë 45 aeroplanë nga e mbarë diaspora në Kosovë, për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen nesër.

Vetëm sot në Aeroportin e Prishtinës do të zbresin 26 aeroplanë me bashkëudhëtar nga disaspora.

Këto fluturim vijnë nga shtetet si Gjermania, Zvicra, Franca dhe Turqia.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Insajderi, Valentina Gara, zëdhënëse për media në AR “Adem Jashari”.

“26 fluturime në ardhje sot 9 nga Zvicra 12 nga Gjermania 4 nga Franca (mulhouse) 1 nga Turqia”, ka thënë Gara për Insajderin.

Tutje, Gara ka treguar se nesër pritet të vijnë edhe 19 aeroplanë të tjerë drejtë Kosovës.

“19 fluturime në ardhje nesër 6 nga Zvicra 5 nga Gjermania 4 nga Franca 2 nga Austria 2 nga Stamboll”, ka thënë Gara.

Ndërsa, në krahasim me vikendin e kaluar këtë vikend kanë ardhur 10 fluturime më shumë.


www.foxshop-ks.com