5 aktakuza për dhunë në familje në Ferizaj, gjatë muajit nëntor
Redaksia
Ferizaj24
3 Dhjetor 2018
1 min lexim
110 vizita
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit nëntor 2018, ka pranuar pesëmbëdhjetë lëndë të cilësuara si dhunë në familje, me gjithsej pesëmbëdhjetë persona, ku 12 prej tyre janë viktima femra dhe tre meshkuj.
Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se gjatë muajit nëntor, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë aktakuza dhe ka caktuar një masë për paraburgim për rastet e dhunës në familje, gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Kanosje” të KPRK-së.
Detajet
Publikuar
3 Dhjetor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
110
Fjalë
94