50 cent e con ne nivel tjeter armiqesine me ja rule blen 200 bileta nga koncerti i rivalit te tij ashtu qe uleset nga rreshti i pare te jene te zbrazeta 560x416 - 50 Cent e çon në nivel tjetër armiqësinë me Ja Rule – blen 200 bileta nga koncerti i rivalit të tij, ashtu që ulëset nga rreshti i parë të jenë të zbrazëta

50 Cent ka qenë gjithmonë ndër personazhet e njohura që ka lënë shenjë me veprimet e tij në skenën e muzikës dhe filmit.

Ndërsa kësaj radhe e ka çuar në nivel tjetër armiqësinë e tij me rivalin e tij, Ja Rule.

“Njerëzit mendojnë se jam i keq, prandaj shikojeni këtë. 15 dollarë, prisni ta shihni se çfarë do të bëj tash”, ka shkruar reperi në Instagram krahas një fotografie të biletave që shiten në Groupon.

Lexo po ashtu:

Koncerti i Ja Rule do të mbahet më 9 nëntor në Arlington të Teksasit, ndërsa 50 Cent është kujdesur që të ketë sa më pak të pranishëm.

Për më shumë, reperi që e ka provuar veten edhe si aktor, e ka publikuar një fotomontazh në profilin e tij në Instagram, ku shfaqet vetëm në mesin e ulëseve të zbrazëta.

Edhe pse koncerti nuk është mbajtur akoma, 50 Cent është shfaqur sikur koncerti të ishte mbajtur duke shkruar: Çfarë koncerti, mendoj i shkëlqyer. Bëje prapë. Fëmija im shkoi në tualet”.

Zënka e dy reperëve daton që para 15 vitesh, ndërsa secili e ka versionin e vetë për mënyrën si filloi.

Sipas Rolling Stone, Curtis Jackson (50 Cent) thotë se Ja Rule e kishte akuzuar pa të drejtë për vjellje të stolive dhe këtë ia kishte thënë themeluesit të Murder Inc. Records, Irv Gotti.

50 cent e con ne nivel tjeter armiqesine me ja rule blen 200 bileta nga koncerti i rivalit te tij ashtu qe uleset nga rreshti i pare te jene te zbrazeta - 50 Cent e çon në nivel tjetër armiqësinë me Ja Rule – blen 200 bileta nga koncerti i rivalit të tij, ashtu që ulëset nga rreshti i parë të jenë të zbrazëta

Ja Rule (Foto: Mike Coppola/Getty Images for MTV/Guliver)

Teksa Jeffrey Atkins (Ja Rule) deklaron se armiqësia mes tyre ka nisur gjatë xhirimit të një videoklipi në qytetin e tyre, Queens. Sido që të jetë, që nga ajo kohë dy reperët kanë vazhduar me vite të tëra duke i bërë ‘diss-e’ njëri-tjetrit. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com