Janë testuar gjithsej 210 mostra.
Numri i rasteve në Kosovë ka shkuar në 2878. Në Kosovë janë 51 të vdekur, që kanë pasur sëmundje shoqëruese. Të shëruar deri më tani janë 1577 persona, ndërsa raste aktive mbesin 1250.
Në Prishtinë ka pasur më së shumti raste të martën, gjithsej 40. Në Vushtrri janë dhjetë raste të reja, në Fushë Kosovë shtatë, në Mitrovicë katër e në Podujevë tri raste. Tri raste i ka edhe Gjakova kurse Ferizaj, Skënderaj e Lipjani nga dy. Nga një rast i ri është në Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë e Suharekë.
79 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 71 të shëruar
Redaksia
Ferizaj24
30 Qershor 2020
1 min lexim
111 vizita
I përafërt ishte numri i të infektuarve të rinj me COVID-19 dhe i atyre të shëruar të martën.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shëruar 71 pacientë me koronavirus, kurse janë konfirmuar 79 raste pozitive.
Detajet
Publikuar
30 Qershor 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
111
Fjalë
139