Po ashtu, Austria ka njoftuar se planifikon që deri në muajin gusht t’i shpërndajë 651 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si pjesë e një skeme të Bashkimit Evropian. Në muajin janar, Komisioni Evropian ka prezantuar planin për shpërndarjen e vaksinave. Austria tha se do të shërbente si koordinatori i këtij mekanizmi për Ballkanin Perëndimor dhe se kjo shpërndarje e parë e dozave mund të ndiqet nga të tjerët. Ato do të shpërndahen nga fillimi i muajit maj, sipas nevojës së vendeve për këto doza. Bosnja e Hercegovina do të marrë pjesën më të madhe të vaksinave me 214 mijë doza, e ndjekur nga Shqipëria me 145 mijë doza, Maqedonia e Veriut me 119 mijë doza dhe Serbia është e fundit me 36 mijë doza.Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe @albinkurti
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 20, 2021
95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit 🇽🇰
Ne jemi në këtë së bashku.
95 mijë doza të vaksinës ‘Pfizer’ pritet të arrijnë në Kosovë, e konfirmon BE
Redaksia
Ferizaj24
20 Prill 2021
2 min lexim
140 vizita
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka ndarë për Kosovën 95 mijë doza të vaksinës “Pfizer” në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen me anë të një njoftimi në Twitter thotë se, “qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Albin Kurtit”.
“95 mijë doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi këtu në këtë së bashku”, ka thënë ajo, përcjell Telegrafi.
Detajet
Publikuar
20 Prill 2021
Kohëzgjatja
2 min
Vizita
140
Fjalë
298