w 46 560x416 - A është themeluar Kastrioti në vitin 1958 apo 2005, a ka pronar ky klub, si dhe a ka njohuri për këtë drejtoria për sport në Ferizaj?

Mjegull e madhe në klubin e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj! Dilema është se kur u themelua klubi!

A është themeluar në vitin 1958, para 62 viteve apo në vitin 2005? Sipas letrave të fundit, del se klubi ka themeluesit e saj në vitin 2005!

Si është e mundur një klub me traditë, i themeluar në vitin 1958, të del se është themeluar në vitin 2005!? A është Kastrioti i vjetër apo i riu?  A është vazhdimësi e Borcit apo një klub tjetër që u themelua në vitin 2005, me pak ndryshime kozmetike?

Askush nuk e ka të qartë. Kush është pronar i klubit? Është klubi i regjistruar si publik (në fakt është i regjistruar si organizatë joqeveritare), por që mbështetjen e Komunës së Ferizajt e ka pas si asnjë klub tjetër! A ka pronar ky klub? Nëse paska themelues, cili është pronari? A ka njohuri drejtoria për sport e Komunës së Ferizajt? Në bazë të dokumentacionit, a thua  kur figuron se është themeluar ky klub? Pse po hesht drejtoria e sportit përballë këtij kaosit?

I kujt është klubi? A ka hise komuna e Ferizajt apo fare nuk është përzier në këtë punë. I tërë kaosi ndodhi se, Ahmet Hysenaj – Petrova, kërkonte pranim dorëzimin e klubit! Pranim dorëzimi nuk ndodhi  dhe Petrova tërhiqet sipas të gjithave gjasave. “Ahmeti na ka thënë se nuk jam më kryetar i klubit”, tha një anëtar i klubit për gazetën “Bota sot”.

Kaos! Drejtoria e sportit ende pa asnjë deklaratë, nuk do që të përzihet në çështje të brendshme të klubit, hesht me qëllim apo hesht nga frika ose edhe nuk do që të merret me ta sepse janë të lodhur, apo nuk e ka asnjë përgjegjësi për klubin? Le ta sqarojnë opinionin si burrat!

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.