Loading...

Lëngu i ekstraktuar nga frutat dhe perimet përmban shumë vitamina, minerale dhe vlera të tjera ushqyese. Nëse nuk i keni qejf frutat e freskët, por dëshironi të merrni nga vlerat e tyre ushqyese atëherë shtrydhja e tyre është mënyra më e duhur për t’i konsumuar.

VIDEO

Mirëpo kur këta fruta apo perime shtrydhen, disa nga vlerat ushqyese humbin. Kjo ndodhë për shkak se ekstraktimi i lëngut, e ndanë lëngun nga disa pjesë të lëkurës së frutave të cilat janë të pasura më fibra. “Ju humbni fibra të frutave dhe perimeve, dhe kjo rezulton në aftësinë e këtij lëngu të ndikojë në rritjen nivelit të glukozës në gjak”, tha Robin Foroutan, nutricist.

Përpos fibrave ju gjithashtu humbni disa lloje të polifenoleve dhe antioksidantëve, që gjenden në frutat acidik. Nëse zgjidhni të konsumoni një lëng të shtrydhur nga frutat, konsumojeni atë menjëherë, sepse antioksidantët dhe enzimet kanë tendencë të zvogëlohen gjatë kohës.

Antioksidantët ndihmojnë në balancimin e inflamacionit, kurse enzimet, që gjenden në disa fruta ndihmojnë në tretje. Mjeti që përdoret për të shtrydhur frutat duhet të punojë në temperaturë të ulët, sepse mjetet që punojnë në temperaturë të lartë shkaktojnë shkatërrimin e enzimenve.

Përderisa konsumimi i lëngut të frutave iu siguron një ushqyerje të shëndetshme, ju nuk duhet ta përdorni atë si një metodë për të humbur peshë. Edhe pse këto lëngje përmbajnë sheqerna natyral, ato përmbajnë gjithashtu një sasi të lartë të kalorive.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.