Këngëtarja e njohur, Ryva Kajtazi, ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
“A t’bjen n’mend per mua”, mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit pop folk.
Këtë këngë, këngëtarja e ka realizuar në kuadër të festave të fundvitit.
[embedded content]
Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në tregun e muzikës, qoftë me projekte ashtu edhe koncerte e mbrëmje të ndryshme.
Deri në fundvit, Ryva pritet të sjellë për fansat e saj edhe një klip.
Këtë vit, ajo iu rikthye furishëm muzikës pas një viti pauzë, në përkushtimin ndaj rritjes së vajzës së saj. /Telegrafi/