535259 RUyajK2R1p1 560x416 - AAK-ja zyrtarizon kandidatin për kryetar të Ferizajt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar Arben Halilin, si kandidat për kryetar të Ferizajt nga kjo parti.

Me këtë rast, Haradinaj është zotuar se Halili bashkë me qytetarët do të qeverisin për ngritjen e mirëqenies  dhe zhvillimit ekonomik të Ferizajt.

“Arben Halili është kandidati i Aleancës për kryetar të Ferizajt. Ai së bashku me qytetarët do të qeverisin për ngritjen e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik, ashtu siç ka punuar deri më tani me shumë përkushtim, në detyrën e drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Emergjencë. Arbeni ka master në shkencat e biologjisë dhe ka punuar kohë të gjatë në arsim. Në Ferizaj, qytetin me veprimtari të madhe ekonomike, përkushtimi i tij kryesor do të jenë punësimi, shëndetësia, arsimi, apo me një fjalë, që jeta e qytetarëve të jetë më e mirë, që shërbimet për ta, të kryhen ashtu siç e meritojnë ferizajasit. Gjatë qeverisë së Aleancës, ne kemi pasur kujdes të veçantë për investime në këtë pjesë, veçanërisht me projektin për ‘Bashkimin e Qytetit’, që ndahej nga hekurudha, e shumë investime të tjera. Ashtu edhe do të vazhdojmë, me programin më të mirë qeverisës dhe me ofertën më të mirë kadrovike, kryetarin Arben Halili dhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal. Suksese dhe fitore!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.


www.foxshop-ks.com