auto kryesore15314841121 560x413 - Abazi: Synimi ynë - ta kthejmë e hendbollit ferizajas

Kryetari i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkuj), Lulzim Abazi tha se synimi është ta kthejnë namin e ekipit që gëzonte në të kaluarën. Sipas tij, do të përkushtohen në punë dhe për të arritur trofe. Sa i përket përforcimeve, paralajmërojnë edhe të tjera krahas Deniz Terziqit e Beni Sylës. “Patjetër, do të shikojmë të përforcohem edhe nga brenda edhe jashtë Kosovës.

Synimi është titulli dhe Kupa. Më në fund do t’i përkushtohemi me tërë qenien njerëzore që ta kthejmë titullin pas shumë viteve në qytetin e hendbollit. Sepse ka vite që i mungon Kupa dhe titulli Ferizajt, por me angazhim maksimal, me donatorë dhe kryesinë e klubit, do ta kthejmë edhe shikueshmërinë dhe nivelin e hendbollit”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Abazi.

A po vjen fundi i sundimit të Besa Famgas nga Peja? “Nuk do t’i shohim punët e tjerëve, por do të vazhdojmë punën tonë si vitet e mëhershme. Nuk do ta shohim primare punën e Besës sepse edhe Kastrioti është kampion i shumëfishtë dhe fitues i Kupës. Kemi dëshirë që edhe klubet tjera të jenë në nivel më të lartë, edhe të kemi sa më shumë derbi. Për ne është më e mira që të gjitha klubet të jenë në formë të mirë dhe të përgatitura mirë”, thotë Abazi.


www.foxshop-ks.com