Komuna e Ferizajt prej 2- vjetësh po vazhdon të përballet me mungesë të buxhetit për t’i përkrahur qytetarët të cilët kanë pësuar nga fatkeqësitë natyrore.
Shkaku i borxheve ndaj operatorëve ekonomikë për projekte të ndryshme, përmbaruesit privatë për çdo vit po ia marrin nga 10 mijë euro edhe Sektorit të emergjencës të planifikuara për kompensim dëmesh nga fatkeqësitë e natyrës.
Dëme të tilla nga reshjet dhe erërat e forta janë shkaktuar edhe gjatë së mërkurën në mbrëmje derisa në fshatin Varosh janë dëmtuar disa pullaze lokalesh dhe shtëpive banimi.
Komunarët, kanë thënë se Komuna nuk ka mundësi financiare t’i mbështesë familjet, të cilat pësojnë dëme nga fatkeqësitë natyrore, ndërkohë Qeveria e Kosovës po i shpërfill kërkesat e Komunës për mbështetje./A.Ademi