Afrim Llabjani emërohet drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
28 Mars 2018
1 min lexim
158 vizita
Me qëllim që të mos shkaktohet ngecje në dinamikën e punës dhe vakum institucional për të proceduar lëndët, pasditen e sotme kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka emëruar drejtorin e ri të Drejtorisë së Arsimit.
Drejtor i ri i Drejtorisë së Arsimit është emëruar Afrim Llabjani.
Siç njofton Komuna e Ferizajt, drejtori i ri i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Llabjani ka të përfunduar Fakultetin Filozofik, dega Pedagogji. Ai ka përvojë të gjatë në sektorin e arsimit, duke shërbyer në këtë drejtori për shumë vite me radhë. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është i vendosur të çoj përpara vizionin e tij për arsimin në nivelin lokal, pavarësisht sfidave të mëdha me të cilat po ballafaqohet aktualisht kjo drejtori, po ashtu me një dinamike të shtuar të punës e transparencë e cila deri më tani është dëshmuar plotësisht, të zgjidh problemet e trashëguara ndër vite në këtë drejtori.
Detajet
Publikuar
28 Mars 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
158
Fjalë
176