Kryetari i Komunës së Ferizaj në debatin Jeta në Komunë mes tjerash ka folur edhe për parkingjet. Ai tha se tek projekti nëntoksorë i cili është në kuandër të projektit ‘Bashkimi të Qytetit’ janë rreth 200 parkingje.
Këto parkingje do të funksionalizohen në vitin 2021, koha kur edhe pritet të përfundoj projekti ‘Bashkimi i Qytetit’.
“Tek parkingjet nëntoksore pikërisht në kuadër të projektit ‘Bashkimi i Qytetit’ janë afërsisht 200 vend parkingje që janë pjesë e prektimit që e kam dhënë në të kaluarën”, tregoi Aliu.
Në këtë debat përveç kryetarit të Ferizajt ishin të ftuar edhe asamblist të kësaj komune të cilët shprehën pakënaqësit e tyre për qeverisjen e kryetarit në Ferizaj.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.