Sot pata kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen për grantin me GIZ-in gjerman dhe KFV, ku Ferizaj përfiton fond prej afro 600,000€ për blerjen e makinerive dhe pajisjeve të avancuara për mirëmbajtjen e qytetit dhe grumbullimin e mbeturinave. Për këtë falënderoj Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ambasadorin gjerman në Kosovë, Shkëlqësinë e tij, z. Christian Heldt dhe Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë për donacionin.
Jam zotuar se qeverisja ime do të jetë model i bashkëpunimit me donatorët, se institucionin e komunës do ta kthej në një institucion kredibil dhe lehtë të qasshëm për donatorët potencial dhe se do të sjell investime.
Ky grant është bazë e fortë e ndërtimit të një forme të re të mirëmbajtjes së qytetit me makineri e pajisje të avancuara, realizimin e së cilës do ta bëjmë me kompaninë “Pastërtia”.
Urime qytetarëve ferizajas!