Agnesa Vuthaj padyshim që është një prej bukurosheve që i reziston kohës dhe modës.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale me imazhet dhe videot që sjell shpesh, dhe që bëhen temë e mediave rozë shqiptare.
Zeshkania gjatë këtij viti pati angazhime të shumta ku së fundi debutoi edhe në Javën e Modës në New York të SHBA-ve.
Pas shumë angazhimeve rreth biznesit me çanta dhe aksesorë të ndryshëm me emrin e saj, 32-vjeçarja po shijon edhe bukuritë e shtetit portugez.
Istogasja ka sjell një numër të fotografive në llogarinë personale në Instagram teksa shihet e hareshme si kurrë më parë.
“Pasditja në Cascais të Portugalisë. Turiste e lumtur”, ka shkruar me këtë rast Vuthaj.
Ndryshe, Agnesën do ta shohim në projekte të tjera të modës gjatë muajve në vazhdim. /Telegrafi/