Këngëtarja e njohur Aida Doçi, ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

“Nani” titullohet kënga e re, të cilën këngëtarja e ka sjell edhe me klip.

Kënga është e zhanrit baladë, ndërsa muzika dhe teksti janë realizuar nga kompozitori Fatmir Muja.

Kjo këngë, ashtu siç ka treguar edhe vet këngëtarja, është kënga e parë e albumit të saj të ri, që do të lansohet së shpejti.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksionit Imagine Films.

Lexo po ashtu:

Kjo baladë është një dedikim për nënat, pasi edhe teksti i këngës trajton temën e dashurisë ndaj nënës.

Aida është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj, teksa përveç projekteve muzikore, ajo është shumë e angazhuar edhe me koncerte. /Telegrafi/