Si rrallëherë mbledhësja e plehrave Lisa Fiekovski ka prona me vlerë 8 milionë dollarë, ndërsa bashkëshorti i saj, madje, vazhdon të punojë si ekonomist duke fituar rreth 180 mijë dollarë në vit.
Babai i Lisës është investitor, mamaja është një biznesmene e njohur që udhëton nëpër botë.
Dhe ajo ndoqi hapat e tyre në rini, mori master në ekonomi dhe punoi për shumë vite me kompani të rëndësishme.
Por rreth 10 vite më parë nisi një pasion të ri, të mbledhë kanaçe dhe shishe plastike nëpër plehra, përcjell mapo.al.
“Kjo punë më mban në formë, dhe pse nuk fitoj më shumë se 20-30 dollarë në ditë”, thotë Lisa. “Unë jam një bohemiane e modës së vjetër. Është e trishtueshme që njujorkezët nuk i pranojnë më njerëzit aq lehtë si dikur”.
Shumë të afërt të Lisës nuk janë dakord me mënyrën e saj të jetesës dhe janë ankuar për këtë gjë.
Gjithashtu policia është munduar ta pengojë por ka rezultuar se çdo gjë është në mënyrë të ligjshme.