Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj (VIDEO)
Redaksia
Ferizaj24
16 Qershor 2018
1 min lexim
132 vizita
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Babush.
Rastin e ka konfirmuar për, Komandanti i Njësisë për kontrollë të autostradës, Skender Sadiku .
Ai ka thënë se nga ky aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale të konsiderueshme.
Sadiku ka treguar se një kamion me targa të Maqedonisë është rrotulluar.
“Të lënduar nuk ka aksidenti është vec më dëme material pra është rrotulluar një kamion me targa të Maqedonisë, ka ndodhur në kycje të autostradës në fshatin Babush”, ka thënë Sadiku për Indeksonline.
Më tej, ai shtoi se Policia ende janë në vendin e ngjarjes të cilët po shikojnë me FSK dhe KFOR ndoshta munden me largu automjetin nga vendi.
Detajet
Publikuar
16 Qershor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
132
Fjalë
135