Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Aksidenti ndodhi në hyrje të autostradës “Arbën Xhaferi”. Aty janë përfshirë një veturë e tipit “Audi” si dhe një kamion transportues. Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.