Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 24:00 në Ferizaj. Sipas raportit të policisë i dyshuari me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull i cili ka ndërruar jetë. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.