Një aksident trafiku në mes dy automjeteve ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Ferizaj.
Nga ky aksident është lënduar një person, njofton Klan Kosova.
Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot rreth orës 11:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prishtinë-Lipijan km i 6-të. Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime” tha Krasniqi
Krasniqi tutje bëri me dije se njësia policore ka dal në vendngjarje dhe po merren me aksidentin.