Një person është lënduar në një aksident i cili ka ndodhur para pak minutash në Ferizaj. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes vetura është aksidentuar me një objekt banimi. Ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri te ky aksident. Në vendin e ngjarjes shihet se kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe ato të Policisë të cilat janë duke u marrë me rastin.