Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Ferizajt. Rreth orës 18 në rrugën e “Reçakut” në Ferizaj ka ndodhur një aksident mes dy makinave. Aksidenti ka ndodhur afër pompës së benzinës dhe dyshohet se ka edhe të lënduar. Ekipi i emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të lënduarit. Ndërsa policia e trafikut po merret me rastin. Rastin e ka konfirmuar edhe Majori Qazim Reka nga Policia rajonale e Ferizajt “Në rrugën e Reçakut ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Një persona ka marrë lëndime dhe është duke u trajtuar në emergjencë” ka thënë Major Reka. Majori Qazim Reka ka apeluar te vozitësit për kujdes të shtuar pasi këto ditë feste edhe komunikacioni është shumë i rënduar.