Aksident në Ferizaj, të përfshira pesë vetura (VIDEO)
Redaksia
Ferizaj24
8 Shtator 2020
1 min lexim
150 vizita
Dje rreth orës 13:00, ka ndodhur një aksident në Ferizaj, ku ishin të përfshira pesë vetura.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ku thotë se si pasojë e aksidentit pësuar lëndime të lehta dy persona.
Tutje, Gashi thotë se ka pasë dëme materiale, ndërsa pas ndihmës së parë janë liruar për në shtëpi pesë persona.
Indeksonline ka siguruar edhe pamje nga momenti i aksidentit, ku shihet teksa një veturë godet veturat e tjera.
“Rasti përcillet për në Gjykatë”, përfundoi ai.
Detajet
Publikuar
8 Shtator 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
150
Fjalë
105