Aksident në magjistralen Kaçanik-Shkup, kamioni ndeshet me 4 vetura
Redaksia
Ferizaj24
3 Nëntor 2018
1 min lexim
131 vizita
Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Kaçanik-Shkup.
Policia ka konfirmuar se një kamion është ndeshur me katër vetura.
Rastin për Express e ka konfirmuar Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt. Gashi tha se aksidenti ka kaluar me dëme materiale.
“Është një aksident me dëme materialë një kamion dhe katër vetura. Vetëm një personit i është dhënë ndihmë nga ekipi i emergjencës në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.
Si pasojë e këtij aksidenti është krijuar kolonë e gjatë.
Detajet
Publikuar
3 Nëntor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
131
Fjalë
91