w 5 560x360 - Aksion i madh i Policisë në “Princesha Palace”, dënohen 223 persona

223 persona janë dënuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në lokalin e muzikës ‘live’ në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, “Princesha Palace”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i ka thënë se përveç pronarit, janë gjobitur edhe pjesëmarrësit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë -Prishtinë, perveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti-COVID.

Në kontekstin e kësaj, policia dhe inspektorët kompetentë kanë pasë informatë për organizim në lokalin që ju keni apostrofuar dhe që nga ora 20:00, pas vëzhgimit dhe verifikimit të informatës kanë ndërmarë veprime konkrete në atë lokacion, ku përveç pronarit, janë shqiptuar edhe gjoba për pjesëmarrësit (223 gjoba)”, ka thënë Borovci.


www.foxshop-ks.com