Përmes një njoftimi për media, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me iniciale B.Z., dhe G.H.

“I pandehuri B.Z., me datë 22 Prill 2018, në Ferizaj me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarin-miturin V.G., duke shtënë me armë në drejtim të tij, me ç ‘rast ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” kurse i pandehuri G.H., ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Ferizaj.

Sipas këtij njoftimi, të akuzuarit që nga koha e kryerjes së veprës penale kanë qenë në arrati dhe me datë 12 dhjetor 2018 janë ekstraduar nga Mali i Zi për në Republikën e Kosovës.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës në Ferizaj, që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.