Ramush Haradinaj ua ka treguar serbëve “recetën” për marrëveshje, njohjen reciproke dhe fqinjësinë e mirë mes dy shteteve.
Por, sipas mediave serbe, plani që ka propozuar Haradinaj është i pamundur pasi Serbia do të humbiste me miliarda dollarë.
Plani me 30 faqe, me një preambulë dhe 16 kapituj, sipas mediave të Beogradit, ka për qëllim kapitulimin e Serbisë, raporton Indeksonline.
Plani i Haradinajt sipas mediave serbe kërkon që Serbia të paguaj dëmet e luftës, pensionet e papaguara, rikthimin e kursimeve nga bankat jugosllave si dhe kompensim për përfitime sociale, shtesa për fëmijë dhe transmetim të energjisë elektrike.
Në bazë të llogarive serbe, këto do të kapnin shifrën e 22 miliardëve euro. Mediat serbe thonë se Haradinaj në planin e tij këmbëngul me çdo kusht në kompensimin e dëmeve ekonomike.