w 33 560x416 - Albin Kurti viziton qendrën tregtare në Ferizaj që nuk mban produkte të Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka vizituar qendrën tregtare “Plus Center” në Ferizaj

Sipas njoftimit të Kurtit, kjo qendër sot ka 20 vjetorin e saj, nuk ka mbajtur asnjëherë mallra të Serbisë dhe nuk ka pushuar punëtorë nga puna si shkak i pandemisë.

Në këtë qendër madje, sipas Kurtit janë të punësuar edhe persona me aftësi të veçanta.

“Plus Center në Ferizaj sot i mbushi 20 vjet. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë i vizituam për t’i uruar punëtorët dhe pronarin Sylejman Nezirin. Tash e dy dekada nuk kanë mbajtur asnjëherë mallra të Serbisë dhe janë rritur e zgjeruar. I kanë 130 punëtorë në dy ndërrime (7:00 – 13:00 dhe 13:00 – 19:00) dhe nuk ka pushuar asnjë punëtor nga puna për shkak të pandemisë. Në mesin e të punësuarve, pesë janë persona me nevoja të veçanta,” ka shkruar Kurti.

131331131 1032335200599697 6658425899529584777 o - Albin Kurti viziton qendrën tregtare në Ferizaj që nuk mban produkte të Serbisë

131155277 1032335033933047 1172260996559774284 o - Albin Kurti viziton qendrën tregtare në Ferizaj që nuk mban produkte të Serbisë

Përpos kësaj qendre tregtare, kurti vizitoi edhe fabrikën e veglave e cila edhe pas privatizimit në vitin 2006 nuk e ndërroi veprimatrinë e saj.

“Aty afër Plus Center vizituam edhe Fabrikën e Veglave në Ferizaj e cila u privatizua në valën e nëntë në vitin 2006, por nuk e ndërroi veprimtarinë. 70 punëtorë prodhojnë profile të shumta metalike e së fundi kanë nisur edhe me prodhimin e pompave termike të cilat bëjnë kursim të madh të energjisë,” ka shtuar tutje Kurti.


www.foxshop-ks.com